Basketboll

Përgjegjësi shtesë për kapitenin, Biraj edhe sivjet me dy pozita te Bashkimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi ka njoftuar sonte për risinë e radhës në skuadër.

Prizrenasit kanë njoftuar se kanë vazhduar kontratën me kapitenin, Qëndrim Biraj i cili aktualisht po e luan edhe rolin e drejtorit gjeneral të ekipit.

”Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se menaxhmenti i klubit ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenin e skuadrës, Qëndrim Birajn të cilit njëherit ia kemi besuar dhe punen e Drejtorit Sportiv të skuadres tonë këtë edicion 2023/2024”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.
Bashkimi ka vazhduar kontratën edhe me Altin Morinën, derisa ka transferuar Valmir Kakrukin, Dren Dedushajn, Altin Gashin e Samir Zekiqin. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.