Bashkimi transferon alo-qendër amerikane
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka prezantuar sot transferin e radhës të huaj.
Ekipi prizrenas ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me amerikanin, Erik Copes i cili luan në pozitat 4/5.
Copes është i gjatë 203 centimetra dhe vije në Prizren pas përvojës me ekipin hungarez, “Hubner Nyiregyhaza” tek të cilët në 12 ndeshje ka luajtur me 14.2 pikë e 7.9 kërcime për ndeshje.
30 vjeçari, ka luajtur edhe në Shqipëri me Teutën e Durrësit, në Rumani për Rapid Bukureshtin dhe në Kanada me Organgeville.
Aktualisht, Copes është transferi i katërt i huaj te Bashkimi, pas Jeremy Harris, Buzz Anthony e Grant Lozoya.
Vlen të ceket se Erik Copes në Hungari e ka pasur trajner, ish timonierin e Bashkimit Darko Raduloviq.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.