Bordi i FBK-së emëron anëtarët e Komisioneve të Garave
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot se bordi i saj ka emëruar anëtarët e Komisioneve të Garave.
Sipas njoftimit, bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Neni 24 i Statutit, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 19.09.2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) emëron anëtarët e Komisioneve të FBK-së për edicionin 2023/24 si në vijim:
- Komisioni i Garave i FBK-së:
- Armend Hamiti (Kryetar);
- Arben Polloshka (Anëtar);
- Arianit Shala (Anëtar).
- Komisioni Disiplinor i FBK-së:
- Fidan Hamiti (Kryetar);
- Omer Daku (Anëtar);
- Afrim Kamishi (Anëtar).
- Komisioni i Arbitrazhit të FBK-së:
- Korab Sejdiu (Kryetar);
- Lulzim Fushtica (Anëtar);
- Partin Pruthi (Anëtar).
- Komisioni për Licencim dhe Transfere i FBK-së:
- Valdet Spahija (Kryetar);
- Nexhdet Hoxha (Anëtar);
- Bekim Dugolli (Anëtar).
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Komentet janë të mbyllura.