Bashkimi e nis stinorin me fitore të madhe në Suharekë
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka nisur me fitore të madhe edicionin e ri në basketbollin kosovar.
Prizrenasit kanë triumfuar ndaj Yllit në Therandë me shifrat 71-77.
Që në fillim prizrenasit paralajmëruan se do të japin maksimumin për fitore, pasi triumfuan në dy periodat e para (13-22, 17-22) dhe shkuan në pushim me 14 pikë diferencë.
Në pjesën e dytë, Ylli tentoi maksimalisht përmbysjen duke e fituar çerekun e tretë (30-21), madje tentoi edhe në periodën e fundit, por Bashkimi nuk lejoi humbjenduke fituar minimalisht periodën e fundit (11-12) dhe kështu siguroi fitoren e madhe.
Qendra Erik Copes ishte montruoz sonte te Bashkimi me 25 pikë e 14 kërcime, gjersa u ndihmua fuqishëm edhe nga Altin Morina me 21 pikë e Grant Lozoya me 11 sosh.
Te Ylli s’mjaftuan për fitore, kapiteni Gëzim Morina me 19 pikë e as Jalen Nesbitt dhe Henrik Shirko me nga 13 sosh secili.
Në xhiron e dytë, Bashkimi e pret Vëllaznimin e Ylli e pret Istogun.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.