Basketboll

Peja e deklason 17 herë kampionin e Holandës

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja ka arritur fitore të madhe në ”Karagaç” në xhiron e dytë të fazës grupore në FIBA Europe Cup.

Ekipi verdhezi nga Kosova mposhti 17 herë kampionin holandez me rezultat 99-84.

Në fakt, ishte ekipi mysafir nga Haga që e nisi më mirë duke fituar periodën e parë (23-29) e çereku i dytë u mbyll baraz (19-19) me çka ekipi mysafir mbylli pjesën e parë +6 pikë dallim.

Në pjesën e dytë, Peja zhvilloi një lojë fantastike në çerekun e tretë duke e fituar thellë 31-16, por nuk ia la mëngut as në periodën e fundit dhe vendimtare (26-20), për të vulosur fitoren e madhe.

Jay Jay Chandler me plotë 30 pikë, Jacob Calloway me 21, Tervell Beck me 18 dhe Arian Qallaku me 15 sosh, ishin katër lojtarët që realizuan pikë dyshifrore te Peja sonte, derisa mungesa e Lis Shoshit nuk u ndje fare.

Në anën tjetër te Leideni, Austin Price kishte 23 pikë e Lee Moore shtoi 21 sosh.

Në xhiron e tretë të FIBA Europe Cup, Peja i shkon ekipit polak Spojnia Stargard.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.