Trepça pëson shumë thellë edhe në ndeshjen e dytë në grupet e FIBA Europe Cup
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka pësuar humbjen e dytë me rradhë në grupet e FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit kanë pësuar në udhëtim tek skuadra franceze, Gravelines me shifrat përfundimtare 83-49.
Që nga fillimi e deri në fund (20-12, 20-9, 17-13, 26-15), ndeshja ishte nën kontrollin e francezëve të cilët duket se ju çasën shumë seriozisht ritmit dhe nuk patën telashe për të siguruar fitoren. E në anën tjetër u pa papërvoja e Trepçës në garat evropiane edhe sonte, sigurisht edhe cilësia e madhe e francezëve në ekip pasi kanë buxhet të madh.
Vetëm qendra Jordy Tshimanga arriti pikë dyshifrore te Trepça sonte, duke realizuar 13 pikë, por edhe 11 kërcime, derisa Kevin Bracy Davis shtoi 9 pikë e Devon Van Oostrum kishte 7 sosh.
Pas 3 xhirove të zhvilluara, Trepça ka 2 humbje nga 2 ndeshje të luajtura e duelet me Galil Elionin pritet ti fitojë me rezultat zyrtar, pasi ekipi izraelit tashmë është tërhequr nga gara.
Në javën tjetër, Trepça do të pushojë e pas dy javësh i shkon Leidenit në Holandë dhe pas 3 javësh e pret në shtëpi ekipin e Gravelines për ta mbyllur këtë fazë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.