Basketboll

Erjon Kastrati nuk do të lëviz nga Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Erjon Kastrati pritet të mbetet në ”Minatori” minimalisht deri në fund të këtij edicioni.

Përkundër spekulimeve të shumta për një largim të mundshëm të lojtarit nga Trepça, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në asnjë formë ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me lojtarin.

Në fakt, AsistiOnline.com ka mësuar se ka pasur interesim serioz nga klubi i Bashkimit për ta transferuar Kastratin në Prizren, por që kryesia e ”minatorëve” e sheh lojtarin si të ”paprekshëm” në aspektin sportiv dhe pret shumë nga ai në fazën vendimtare të kampionatit, andaj rrjedhimisht nuk dëshiron të dëgjojë fare për ofertat ndaj tij.

Erjoni sivjet është kritikuar jo pak për formën e dobët me Trepçën, por shumë prej tyre e kanë komplimentuar sidomos për mbrojtjen të cilën po e aplikon ai ndaj kundërshtarëve duke ndalur aksione të shumta. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.