Penza nënshkruan me amerikanen e tretë, kompleton skuadrën me lojtare
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ekipeve më të suksesshme në historinë e basketbollit kosovar femëror, Penza e ka zyrtarizuar edhe lojtaren e fundit të huaj para fazës finale të stinorit.
Klubi verdhezi ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me lojtaren e pozitave 2/3, Tashara Jones.
Amerikanja ka përvojë me kolegj në SHBA si dhe në shtetet e Nikaraguas dhe Marokut.
Kjo lojtare e re e Penzës pritet të debutojë sonte ndaj Flamurtarit në Ligën Unike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.