Basketboll

Peja dhe Bashkimi sonte hapin xhiron 21, derbi ky që luhet në Prizren

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte fillon me ndeshje xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Pejës e Bashkimit, por që luhet në Prizren për shkak të problemeve teknike të palestrës në ”Karagaç”.

Kampionët e Kosovës ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e pesë humbje, derisa prizrenasit në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport/KSport.

 

 

Komentet janë të mbyllura.