Selektori i Azerbejxhanit me një të kaluar interesante në Prishtinë
Prishtinë(AsistiOnline) – Pak para nisjes së parakualifikimeve evropiane për Kampionat Botëror 2027, Federata e Basketbollit të Azerbejxhanit e emëroi selektorin e ri të ekipit A te meshkujt.
Këtë detyrë azerët ia besuan vendorit, Tahir Bakhshiyev i cili ka të kaluar gjatë verës së vitit 2023 në basketbollin kosovar.
Ky trajner e kishte drejtuar edhe Azerbejxhanin e meshkujve U16 në Kampionatin Evropian – Divizioni C i cili u mbajt në Prishtinë.
Bakhshiyev e drejtori Azerbejxhanin deri në finale të garës e cila ishte mbajtur në kryeqytetin kosovar, derisa në finale skuadra azere ishte mposhtur nga Qipro shumë ngushtë 78-75.
Trajneri në fjalë është i angazhuar prej dy vitesh edhe me ekipin senior të meshkujve, NTD BH Baku që momentalisht gjendet në pozitën e tretë të elitës azere me bilanc 10 fitore e 4 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.