Basketboll

KOSOVA E MBYLL FAZËN GRUPORE ME HUMBJE

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve në kuadër të kampionatit Evropian – Divizioni B.

Djemtë tanë, sonte kanë lëshuar një fitore të sigurtë nga duartë ndaj një ekipi shumë të respektuar si Suedia, për faktin se gjatë tërë ndeshjes ishin në avantazh por në 5 minutat e fundit të ndeshjes u ç’orientuan dhe erdhi tek humbja 63-68.

Më të merituarit për fitore e Suedisë sonte ishin, Erik Persson me 22 pikë dhe Beni Fungula me 12 sosh.

Tek Kosova s’mjaftuan për fitore, Rron Ukaj me 22 pikë e Dardan Kapiti me 9 sosh.  Vlen të ceket se Atik Koshi në këtë ndeshje për 8 minuta realizoi 8 pikë, por që nuk u aktivizua më shumë.

Me këtë humbje Kosova e mbyll fazën e grupeve në Evropian dhe tash do të luajë për renditjen finale në këtë kampionat edhe dy ndeshje të tjera shtesë.

Kosova në fazën e grupeve arriti një fitore, ndërsa pësoi katër disfata.

Komentet janë të mbyllura.