Basketboll

Ikona e Yllit Agron Berisha shpreson në titullin e tretë të Yllit në katër vitet e fundit

Prishtinë(AsistiOnline) – Ikona e klubit të Yllit, Agron Berisha është shprehur optimist për finalen e klubit të zemrës ndaj Trepçës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Berisha ka theksuar se këtë finale e sheh me gjasa 50/50% edhe pse ekipi i Trepçës tashmë ka marrë fitoren e parë.

Një finale spektaktolare nga ekipi më i mirë gjatë gjithë kampionatit si dhe ekipit që është më në formë në dy muajt e fundit. Për mua ende gjasat janë 50/50 edhe pse Trepça ka hyrë si favorite në finale me përparësi të terrenit vendas. Loja e parë ishte shumë interesante dhe me shumë kthesa, por unë po pres një finale të gjatë me shumë basketboll të bukur. Fitoftë më i miri, presim një spektakël në parket dhe tribuna nga dy tifozëritë e zjarrta ”Xhebrailat dhe Torcidat”. Me këtë rast nuk dua të lë pa thënë që në fund shpresoj që Golden Eagle Ylli të fitojë titullin e tretë në katër vitet e fundit”, tha Berisha. /AsistiOnline.com/

Të kujtojmë se Berisha ishte trajner i Yllit në kohët më të vështira për ekipin nga Theranda.

Komentet janë të mbyllura.