RAHOVECI MËSON KUNDËRSHTARIN E PARË NË FIBA EUROPE CUP
Prishtinë (AsistiOnline) – Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikimete FIBA Europe Cup.
Nënkampioni i Kosovës, Rahoveci do të përballetme Cluj Napoca e Rumanisë. Ndeshjen e parë‘Vreshtarët’ do ta zhvillojnë në shtëpi më 2 tetor, kurse takimi i kthimit zhvillohet pas një jave në Rumani.
Kjo do të jetë hera e parë për Klubin e Rahovecit që merr pjesë në një garë të nivelit të tillë.
Kampionia e Kosovës, Z Mobile Prishtina, është në mesin e 15 skuadrave që nëse kualifikohen në grupet e Basketball Champions League, do t’i bashkohet FIBA Europe Cup.
Ndërkohë, 12 skuadra tjera e kanë të siguruar pjesëmarrjen në grupe.
Komentet janë të mbyllura.