Basketboll

FIBA shton edhe një sanksion për Yllin

Prishtinë(AsistiOnline) – FIBA në sajtin zyrtar të saj, me 9 prill 2024 kishte pubikuar një vendim se ekipit nga Kosova, KB Golden Eagle Yllit i ndalohen transferimet e lojtarëve, transmeton AsistiOnline.com

Në seksionin e njoftimeve për sanksione nga ky institucion, nuk përmendej arsyetimi se për çka ka hyrë në fuqi ky ndalim për ekipin kosovar, megjithatë AsistiOnline.com kishte kuptuar se bëhet fjalë për bllokimin e transferimeve për shkak se klubi nga Theranda nuk i ka shlyer obligimet financiare ndaj njërit nga lojtarët e huaj në sezonin e kaluar dhe ky i fundit e ka dërguar lëndën në institucionet përkatëse të FIBA-s dhe të cilën e ka fituar.

E së fundmi institucioni më i lartë i basketbollit e ka rifreskuar listën e këtyre sanksioneve dhe aty shkruan se tashmë klubi i Yllit ka dy ndalesa në vend, për arsyjen e lartëcekur edhe pse jo e arsyetuar në këtë rubrikë të FIBA-s.

Ylli sivjet arriti deri në finale të Superligës së Kosovës, ku u mposht nga Trepça.

/AsistiOnline.com/

FIBA bllokon transferimet e Yllit

Komentet janë të mbyllura.