Basketboll

Ekskluzive: Larry Thomas lëvizja e parë e huaj te Trepça?

Prishtinë(AsistiOnline) – Vera e nxehtë përpos asaj natyrale, e tillë duket të jetë edhe në tregun e transferimeve në basketbollin kosovar.

Shumë përfolje e spekulime për skuadrat, megjithatë ka edhe shumë gjëra konkrete të cilat po marrin rrugën e realitetit.

Klubi i Trepçës që sivjet për herë të parë do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, iu është përvishur punës që të përforcojë skuadrën me lojtarë të huaj e vendorë.

AsistiOnline.com ka mësuar se një prej lojtarëve që me shumë gjasa mund të mbrojë ngyrat e mitrovicasve është edhe Larry Thomas, i cili dy edicionet e fundit ka mbrojtur ngjyrat e rivalit të madh të mitrovicasve, Pejës.

Amerikani me Pejën e ka të fituar edhe titullin e kampionit të Kosovës në edicionin 2022/23, gjersa sivjet ka pasur mesatare të pikëve prej 14.3 pikëve, 5.6 asiste e 4.2 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.