Ngulitja e Elezajt vendos, Turqia mposht Spanjën dhe arrin gjysmëfinalen e Botërorit u17
Prishtinë(AsistiOnline) – Turqia U17 te meshkujt ka arritur në finale të Kampionatit Botëror i cili po zhvillohet pikërisht në Stamboll.
Turqit janë kualifikuar në finalen e madhe me ngulitjen e kosovarit Rrezon Elezaj i cili 14 sekonda para fundit shënoi dhe me këto dy pikë u mbyll edhe ndeshja 57-59, pasi në aksionin vijues Spanja nuk shënoi.
Elezaj në këtë ndeshje luajti për 25 minuta dhe realizoi 9 pikë, 3 kërcime e 2 bllokada.
Në gjysmëfinalen e madhe Turqia do të takohet me Italinë e gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Zelandës së Re dhe SHBA-ve.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.