Basketboll

Turqia mposhtet thellë, eliminohet nga Botërori U17

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Turqisë U17 është eliminuar sonte nga gjysmëfinalja e Kampionatit Botëror i cili po mbahet pikërisht në këtë shtet.

Turqit që arritën deri në këtë fazë u mposhtën sonte nga Italia me rezultat të thellë 63-90.

Në këtë Botëror për Turqinë është paraqitur edhe basketbollist i lindur dhe rritur në Kosovë, Rrezon Elezaj dhe i cili ka luajtur me mesatare prej 6.5 pikëve e 3 kërcime në 6 ndeshje. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.