Basketboll

FBK njofton se përfundoi Kampi Nacional për gjetjen e talentëve

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot se më 13 korrik ka përfunduar Kampi Nacional i saj, në kuadër të projektit Youth Development Fund (YDF).

Kampi filloi më 8 korrik, duke mbledhur fëmijët e lindur në vitet 2011-2012 dhe është zhvilluar në Prizren.

Kampi zhvillohet çdo vit nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që ka synim zhvillimin dhe gjetjen e talenteve për të ardhmen e gjatë këtyre ditëve fëmijët janë stërvitur intensivisht nën mbikëqyrjen e trajnerëve/eve.

Sipas njoftimit, fokusi kryesor i trajnimeve ka qenë zhvillimi i teknikave themelore të basketbollit, zhvillimi i aftësive individuale dhe kolektive, si dhe në nxitjen e shpirtit të garës dhe bashkëpunimit ndërmjet fëmijëve.

Në njoftimin e FBK-së shkruan poashtu se qëllimi i Kampit Nacional është të kontribuojë në formimin e fëmijëve si lojtarë/e të ardhshëm/e potencialë/e për ekipet kombëtare të Kosovës. Duke i ekspozuar ata ndaj një ambienti profesional dhe trajnimeve intensive, FBK synon të identifikojë dhe të kultivojë talentet e reja që do të përfaqësojnë vendin në garat ndërkombëtare.

Komentet janë të mbyllura.