Kosova U18 (M) mposhtet thellë nga Estonia në ndeshjen e parë të Evropianit
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt e ka nisur me humbje të thellë, Kampionatin Evropian të Divizionit B.
Ekipi ynë kosovar u mposht nga Estonia me 47-73.
Asnjë lojtar nuk arriti pikë dyshifrore te Kosova sot, derisa Besim Bytyqi kishte 9 pikë e Erolt Rrahmani shtoi 8 sosh.
Ndeshjen e dytë, Kosova e zhvillon nesër ndaj Hungarisë.
Komentet janë të mbyllura.