Basketboll

Ekskluzive: A po e ‘kall’ Ylli lojën me Dardan Berishën e Lis Shoshin?

Prishtinë(AsistiOnline) – Nënkampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli duket se i ka kaluar problemet financiare që ka pasur në muajt e fundit dhe tashmë ka filluar intenzivisht organizimin e ekipit për stinorin e ri.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com drejtuesit e klubit po punojnë për të kompletuar ekipin sa më parë të jetë e mundur e dy transferimet potenciale të klubit mund të jenë edhe dy prej basketbollistëve kosovarë me kualitetet më të larta, Dardan Berisha e Lis Shoshi, që kanë pasur bisedime intenzive me therandasit.

Berisha në edicionin e fundit luajti te Prishtina dhe pas kryeqytetasve dhe klubit të vendlindjes, do të provojë diçka të re në Kosovë e Shoshi që sezonin e kaluar ishte pjesë e Pejës, derisa ofertat për të ishin të shumta dhe kishte insistim sidomos nga Bashkimi e Trepça, por me gjasë Shoshi ka zgjedhur Therandën si destinacion të ri.

AsistiOnline.com ditë më parë raportoi ekskluzivisht për një marrëveshje të mundshme edhe te pejanit tjetër Arian Qallaku me Yllin. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.