Basketboll

Prizreni rikthen në skuadër Wayne Arnoldin

Prishtinë(AsistiOnline) – Proton Cable Prizreni ka njoftuar sot për rikthimin e njërit prej lojtarëve të huaj nga sezoni i kaluar.

Ekipi bardhezi ka rikthyer lojtarin e pozitave 2/3, Wayne Arnold i cili ishte paraqitur edhe në edicionin 2022/23 me ta me një mesatare prej 16.8 pikëve.

Arnold në edicionin e kaluar u paraqit me ekipin nga liga e tretë e Spanjës, Algeciras me mesatare prej 6.1 pikë e 1.8 kërcime për ndeshje. Në po të njejtin edicion për 6 ndeshje, Arnold luajti edhe me ekipin e Dubravës në elitën kroate me 11.2 pikë për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.