Basketboll

Trepça sot në mesditë luan ndaj Keravnosit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça sot debuton në kompeticionin ndërkombëtar të Ligës së Kampionëve.

Ekipi mitrovicas luan për herë të parë në këtë garë, konkretisht në kualifikime ku ndeshet me kampionin e Qipros, Keravnos.

Ndeshja fillon nga ora 13:00 e mesditës dhe transmetohet direkt në YouTube.

Para pak ditësh ekipi i Trepçës e fitoi Superkupën e Kosovës e mbetet të shihet se cila do jetë paraqitja e tyre sot.

Turneu kualifikues i Ligës së Kampionëve po mbahet në Antalia të Turqisë.

Trepça nëse fiton sot, luan me 20 shtator ndaj kampionit të Republikës së Cekisë.

Në grupin tjetër, luajnë Kutaisi i Gjeorgjisë dhe Levice e Sllovakisë, derisa në gjysmëfinale i pret Kalev/Cramo nga Estonia.

Fituesit e këtyre dy grupeve luajnë në finalen e këtij turneu kualifikues me 24 shtator dhe fituesi siguron fazën e rregullt të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat e eliminuara luajnë në grupet e stinorit të rregullt në FIBA Europe Cup.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.