Basketboll

Upson debuton me PAOK-un në Ligën e Kampionëve

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish basketbollisti i Trepçës, Devonte Upson sot ka debutuar me ekipin grek të PAOK-ut.

Skuadra nga Selaniku ka fituar minimalisht 81-80 ndaj ekipit rumun të Oradeas në gjysmëfinale të turneut kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe me fitore eventuale të shtunën ndaj Petkim/Cholet, do të luajë në edicionin e rregullt të kësaj gare.

Upson që sezonin e kaluar u shpall kampion i Kosovës me mitrovicasit, sonte ndaj Oradeas në 25 minuta lojë kishte 3 pikë e 5 kërcime.

Upson është një prej basketbollistëve më të shtrenjtë në aspektin financiar i cili ka luajtur në Kosovë në vitet e fundit. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.