Nymburku pa qendër klasike dhe me mungesë gjatësie ndaj Trepçës
Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi ynë kosovar, Trepça sot luan ndaj ekipit çek Nymburk në gjysmëfinale të turneut kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Mitrovicasit ndeshen me skuadrën e madhe çeke, që shquhet për lojë të fortë dhe agresive.
Skuadra çeke sivjet ka mungesë gjatësie në skuadër, pasi lojtarët më të gjatë i ka 203 centimetra: Tomas Mikyska dhe Nigahel Ceaser. Ndërsa, Trepça i ka tre lojtarë mbi këto centimetra: Dardan Kapiti 208 centimetra, Mohamed Barro 2-3 centimetra dhe Sammy Hunter 206 centimetra.
Mbetet të shihet se si do ta shfrytëzojë Trepça këtë përparësi, që sivet po zhvillon lojëra tejet të bukura.
19 herë kampionët e Çekisë sivjet kanë transferuar lojtarë të shumtë si: amerikani Stephen Brown Jr. i ardhur nga skuadra polake Spojnia, pastaj Tylan Birts nga skuadra serbe e Boracit, Christian Bishop nga ekipi qipriot AEK Larnaca, JT Shumate e Nighael Ceaser nga SHBA-të dhe disa ardhje vendore kryesisht nga ekipet çeke. Klubi në fjalë ka mbajtur në skuadër edhe lojtarët kryesorë nga edicioni i kaluar si: Jaromir Bohacik, Ondrej Senhal e Svejcar Spencer e disa të tjerë.
Në bazë të statistikave të edicionit të kaluar, lojtari më i mirë vendor tek ky ekip ka qenë Svejcar Spencer me statistika prej 13.2 pikë në ligën vendore e 10.2 pikë në FIBA Europe Cup, gjersa mbetet të shihet se kush do të dallohet sot tek kjo skuadër.
Kryetrajner i ekipit të Nymburkut në dy edicionet e fundit është italiani, Francesco Tabellini.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.