Basketboll

Prishtina mban Kuvendin e Punës, diskutojnë për sfidat e shumta dhe konfirmojnë mbështetjen për projektin afatgjatë

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Sigal Prishtinës ka njoftuar sot se ditën e djeshme ka mbajtur Kuvendin e saj të Punës.

Në njoftim shkruan se në këtë Kuvend u diskutua për sezonet e fundit dhe sezonin aktual, por edhe raportet financiare të viteve të fundit, dhe Auditimi i klubit prej kur ka hyrë në fuqi ligji i sponsorizimit, dokumente këto që sipas tyre janë të dorëzuara edhe pranë institucioneve përkatëse.

Aty përmendet se klubi bardhekaltër ka probleme të shumta me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me të cilin institucion ka marrëveshje dhe sipas njoftimit të tyre deri më tani, pra për një vit e gjysmë nga Prishtina janë paguar 178 mijë e 588 euro kundrejt këtij institucioni.

Nga delegatët e pranishëm në këtë Kuvend të Prishtinës përmendet fakti se drejtuesit e klubit morën përkrahje për projektin afatgjatë lidhur me vizionin e klubit për të ardhmen dhe që të vazhdohet me punën që është nisur në këtë sezon, duke krijuar lojtarë dhe talentë të rinj e që në qytetin e Prishtinës që nuk mungojnë.

Në këtë njoftim të mbajtjes së Kuvendit të Punës së prishtinasve, përmenden edhe për problemet me sallën, terminet, zhveshtoret, zyret e klubit, të cilat sipas tyre nuk kanë ekzistuar në të kaluarën, e të gjitha këto ngase ende nuk e kanë një sallë që do t’i plotësonte mjaftueshëm nevojat e një klubi profesional.

Klubi i Prishtinës në njoftim përmend edhe faktin se tifozët e tyre Plisat i dhanë mbështetje klubit për vizionin e ri që është nisur, por kërkuan që edhe sukseset të mos mungojnë. /AsistiOnline.com/

Njoftimin e plotë të klubit prishtinas e gjeni më poshtë:

 

Komentet janë të mbyllura.