Basketboll

Mujo Thaçi me Elitzur Ramlën, triumfojnë në Euro Cup ndaj Albës së Berlinit

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte ka filluar faza grupore e kompeticionit të dytë më të fortë në Evropë në basketbollin për femra, Euro Cup Women.

Kampionia aktuale e Izraelit që drejtohet nga legjenda e basketbollit shqiptar Muhammed Thaçi – Muja, ka fituar me përmbysje të madhe ndaj kampiones aktuale të Gjermanisë, Albës së Berlinit me rezultat final 59-68.

Pas pjesës së parë ekipi berlinez ishte duke fituar me 15 pikë dallim (20-17, 20-8) 40-25, por në pjesën e dytë Muja e mobilizoi në mënyrë madhështore ekipin e tij, duke përmbysur gjithçka (10-25, 9-18) dhe duke e fituar ndeshjen.

Ndeshjen e dytë Elitzur Ramla e zhvillon javën tjetër në shtëpi ndaj skuadrën polake, Gdynia.

Muja e mori drejtimin e skuadrës izraelite sivjet dhe synimet e tyre janë të larta edhe sivjet, sikurse edicionin e kaluar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.