Basketboll

Tre gjyqtarë të huaj në gjysmëfinalet e Superligës, referët vendorë refuzojnë delegimin?

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga nesër nisin gjysmëfinalet e Superligës së Kosovës në basketboll e ato pritet të gjykohen nga tre gjyqtarë të huaj, një vendim ky i marrë së fundmi nga bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Burime të AsistiOnline.com mësojnë se ky vendim nuk është mirëpritur fare nga gjyqtarët vendorë, të cilët kanë refuzuar të pranojnë delegimin për këtë seri të rëndësishme të play-off-it, pasi kërkuan që ata të jenë të gjithë vendorë e jo të asistohen nga dy të huaj.

Ky nuk është rasti i parë që FBK vendos të angazhojë gjyqtarë të huaj në këtë fazë të garave. Edhe në edicionin e kaluar, në gjysmëfinale patën referuar gjyqtarë të huaj, por atëherë ishin vetëm dy të tillë, ndërsa njëri nga treshe ishte refer nga Kosova.

Tash mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjysmëfinalet nën drejtimin e treshes së huaj, në një atmosferë që tashmë është e ngarkuar edhe jashtë parketit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.