Rrezon Elezaj me Beshiktashin shpallen kampionë të Turqisë te juniorët
Djaloshi me prejardhje nga Kosova, Rrezon Elezaj, vazhdon të shkëlqejë në parketet turke.
Sonte, ai së bashku me skuadrën e Beshiktashit janë shpallur kampionë të Turqisë në kategorinë e juniorëve, pas një fitoreje të madhe në finale kundër Anadolu Efesit me rezultat 72-67.
Elezaj ishte sërish ndër më të dalluarit në fushë, ashtu siç ka qenë gjatë tërë kampionatit me fanellën e Beshiktashit. Kontributi i tij ishte vendimtar edhe në këtë finale, duke treguar lidership dhe cilësi që premtojnë shumë për të ardhmen.
Ky sukses është një tjetër hap i madh në karrierën e tij premtuese. Rrezoni tashmë është pjesë e kombëtares turke U17, me të cilën është shpallur nënkampion bote, ndërsa aktualisht është në pritje të ftesës për Kampionatin Evropian U18 që zhvillohet gjatë kësaj vere.
Lindur dhe rritur në Pejë, Rrezon Elezaj është një shembull frymëzues për rininë kosovare, duke dëshmuar se me punë të palodhshme, disiplinë dhe sakrificë mund të arrihen suksese të mëdha, edhe në skenat ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.