Klubi i Borës ka bërë një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri, duke zyrtarizuar sonte transferimin e qendrës së re pejane Rron Ukaj.
Ukaj, i njohur për potencialin e tij të madh dhe prezencën dominuese në parket, së fundmi ishte pjesë e KB Pejës, ndërsa më herët kishte kompletuar me shumë sukses karrierën e tij kolegjiale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky transferim shihet si një lëvizje strategjike nga ana e Borës, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të konsoliduar pozitën në elitën e basketbollit kosovar. Ukaj vlerësohet gjerësisht si një prej lojtarëve kosovarë me të ardhmen më të ndritur dhe potencial për të qenë lider i brezit të ri të basketbollistëve në vend.
Bora sivjet planifikon një sezon më ndryshe dhe më konkurrues sesa ky i fundit, ku do të tentojë edhe ”play off”-in. /AsistiOnline.com/



