Under Header

spot_img

Prishtina dhe Michalis Kakiouzis ndajnë rrugët

spot_img

Klubi i Prishtinës ka njoftuar sot për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Michail Kakiouzis.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, ndarja e rrugëve vjen për arsye familjare, ndërsa nga dita e sotme Kakiouzis nuk do të jetë më pjesë e stafit të bardhekaltërve.

KB Prishtina ka shprehur falënderimet e saj për trajnerin grek për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij sezoni, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshëm në punën me ekipin.

Në fund të njoftimit, klubi i ka uruar Michail Kakiouzis shëndet, suksese dhe çdo të mirë në vazhdim të karrierës dhe jetës personale. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme