Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar.
Njëri nga lojtarët më të mirë të kampionatit Kyan Anderson është duke shkuar drejt rikuperimit të plotë, ka mësuar AsistiOnline.com
Lojtari vuan prej kohësh nga një lëndim në dorë i cili e ka lënë jashtë parketit me javë të tëra, megjithatë duket se pritjes po i vjen fundi.
Lojtari pritet të jetë 100% i gatshëm sidomos para finales eventuale të Kupës të cilës prizrenasit i janë afruar, por e luajnë edhe ndeshjen e kthimit në Prishtinë. /AsistiOnline.com/



