NIGERIA DHE PUERTO RICO ARRIJNË FITORET E PARA NË BOTËROR
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Botëror për ditën e sotme.
Nigeria e ka arritur fitoren e parë në këtë Botëror, duke e mposhtur Korenë thellë 66-108.
Micheal Eric me 17 pikë ishte më i dalluari në këtë fitore të nigerianëve.
Fitoren e parë në këtë Botëror e ka arritur edhe Puerto Rico, duke e mposhtur ngushtë Tunizinë 67-64.
Renaldo Balkman u dallua në fitoren e Puerto Ricos me 14 pikë.
Komentet janë të mbyllura.