Sonte hapet xhiro e 23-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Përballja e parë luhet në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, atje ku Trepça e pret Vëllaznimin.
Trepça është lidere bindëse e tabelës me 19 fitore e vetëm 3 humbje dhe që synon ta vazhdojë këtë ecuri, e pret Vëllaznimin e Gjakovës që ka 8 fitore e 14 humbje e që do të tentojë fitoren për ti ikur fundit të tabelës.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



