Janë përcaktuar gjyqtarët e ndeshjes së fundit dhe vendimtare të serisë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës.
Për këtë përballje ndarja e drejtësisë iu është besuar dy gjyqtarëve turqë: Yener Yilmaz dhe Duhan Koyici, si dhe kosovari Ngadhnjim Shabani.
Vëzhgues i ndeshjes do të jetë Lulzim Maloku, ndërsa delegat i sigurisë, Robert Lajqi.
Dy gjyqtarët turqë gjykojnë sfidat në Superligën e Turqisë, si dhe delegohen në ndeshjet e organizuara nga FIBA, si kualifikimet për Evropiane, Botërore etj
Edhe Ngadhnjim Shabani nga basketbolli kosovar gjykon ndeshje të organizuara nga FIBA, pasi prej vitesh ka stemën e këtij institucioni. /AsistiOnline.com/



