Under Header

spot_img

Vikendi sjell finalen e madhe të basketbollit kosovar, caktohet dueli i parë

spot_img

Finalja e madhe e “Play-off”-it të Superligës së Kosovës, do të vë përballë dy gjigantët e basketbollit të Kosovës, Trepcën dhe Bashkimi.

Në finale ndeshen kampioni kundër nënkampionit apo vendi i parë kundër të dytit, sa i përket garave të rregullta.

Gjithashtu këto dy skuadra u sfiduan në dy finalet e Kupës së Kosovës, ku fituan mitrovicasit, duke i bërë finalet edhe më interesante.

Në edicionin e kaluar, ‘Xehetarët’ fituan në serinë finale 4:2, ku u zhvilluan gjashtë përballje të jashtëzakonshme.

Mitrovicasit kërkojnë sërish të triumfojnë në kampionat, derisa portokallezinjtë synojnë titullin e dytë në histori.

Finalet fillojnë të dielën në Mitrovicë nga ora 19:30, derisa kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.

Dy sfidat e para zhvillohen në Mitrovicë, e më pas dy të ardhshmet në Prizren.

Orari

E diel

19:30 Trepça – Bashkimi

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme