Under Header

spot_img

Real Madridi për herë të 30-të në Final Four të Euroligës

spot_img

Real Madridi është skuadra e dytë që siguron Final Four-in e Euroligës.

Skuadra e madhe spanjolle dhe më e trofeshme evropiane triumfoi sonte në duelin e katërt ndaj Hapoel Tel Avivit me rezultat 81-87.

Usman Garuba me 16 pikë e Mario Hezonja me 14 tjera, u përkujdesën për fitoren e Realit me vlerë kualifikimi sonte.

Derisa te Hapoel Tel Aviv s’mjaftoi performanca e lartë e Dan Oturu që kishte plot 29 pikë.

Hapoel Tel Avivi mbyll një sezon historik në Euroligë, pasi për herë të parë luajti në garën më të madhe të basketbollit në Evropë dhe arriti deri në çerekfinale.

Real Madridi do të kërkojë trofeun e 12-të të Euroligës në histori të klubit. /AsistiOnline.com/ 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme