AEK-u i Athinës është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve.
Skuadra greke ka triumfuar ndaj Unicajës spanjolle me rezultat final 65-78.
Frank Bartley me 16 pikë, si dhe Lukas Lekavicius e James Nunanlly me nga 14 secili, ishin kontribuesit kryesorë te athinasit sonte në këtë fitore me vlerë finale.
Te Unicaja Kendrick Perry kishte 12 pikë.
AEK-u në finale luan ndaj Rytas Vilnius, ekipit të famshëm lituanez.
Unicaja ka qenë kampione aktuale dhe do të luajë për vendin e tretë ndaj Tenerifes poashtu spanjolle. /AsistiOnline.com/



