Kur jemi te statistikat para finales së madhe të basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Bashkimit, ndalemi te një statistikë interesante.
Te mitrovicasit pak kush do e kishte besuar se qendra vendore Dardan Kapiti është lojtari me përqindjen më të lartë të saktësisë nga gjuatjet për tre pikë. Kapiti ka 52.9% saktësi nga kjo pozitë edhe pse ka gjuajtur pak, megjithatë saktësia e tij duhet të respektohet maksimalisht. Në duelet gjysmëfinale me Pejën, në njërën prej tyre realizoi më larg se nga gjysma e fushës.
Lojtari i dytë me saktësi te Trepça është Sek Henry me 44.0%, derisa pas tij renditen Jacori Payne me 43.3% saktësi, pastaj Drilon Hajrizi me 42.4% saktësi dhe top 5shen e mbyll Mikaile Tmushiq me 42.1% saktësi nga vija e tresheve.
/AsistiOnline.com/



