Under Header

spot_img

‘Lufta’ për titull nis sonte në Mitrovicë, Trepça e pret Bashkimin në ndeshjen e parë të finales

spot_img

Sonte në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, nis seria e madhe finale e basketbollit kosovar për titullin kampion.

Trepça e pret Bashkimin në duelin e parë final i cili pritet të jetë i zjarrtë dhe me numër rekord të shikuesve, kjo pasiqë palestra atje e ka rritur kapacitetin e ulëseve.

Mitrovicasit e mbyllë stinorin e rregullt në pozitën e parë dhe për këtë ju takon terreni vendas, derisa për të arritur në finale e mposhtën Pejën në gjysmëfinale me bilanc 3-1.

Bashkimi në anën tjetër e nisi play off-in poashtu nga gjysmëfinalja pasi kishte mbyllur sezonin e rregullt si i dyti dhe në gjysmëfinale mposhti Borën 3-2 në seri.

Ndeshja e sontme nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion nën komentimin e Agon Fehmiut.

/AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme