Basketboll

MEKAJ PRITET TË OPEROHET PAS LËNDIMIT

Basketbollisti i KB Rahovecit, Leonard Mekaj pritet që të operohet pas lëndimit që e pësoi dje në duel me lojtarin e Prishtinës, Jonathan Wade.

Basketbollisti i Rahovecit, Leonard Mekaj, dje në ndeshjen me Sigal Prishtinën për Superkupë ka pësuar një frakturë në hundë.

Mekaj ka thënë për faqen zyrtare të FBK-së, se ka pësuar frakturë të dyfishtë në hundë dhe për këtë arsye duhet të operohet.

“Mjekët e kanë konstatuar se kam pësuar frakturë të dyfishtë. Duhet t’i nënshtrohem operimit dhe më pas të kthehem në parket. Ende nuk e di saktë se kur do të jem në gjendje të luaj, pasi fillimisht varet nga operimi dhe më pas faza rehabilituese. I falënderoj të gjithë për përkrahjen që më kanë dhënë”, ka thënë Mekaj.

AsistiOnline.com i uron shërim sa më shpejtë Leonard Mekajt.

 

Komentet janë të mbyllura.