Basketboll

BARCELONA FITON DERBIN E JAVËS NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin e ri në Euroligë.

Përforcimet e shumta gjatë verës, kanë dhënë sinjale të menjëhershme, duke fituar qysh në xhiron e parë të stinorit, madje duke triumfuar si mysafirë, ndaj nën-kampionit të Euroligës, Anadolu Efes 64-74.

Tre periudhat kryesore të ndeshjes, folën në të mirë të mysafirëve nga Katalonia, përderisa Efesi arriti ta fitojë vetëm një çerek dhe kjo nuk mjaftoi për fitore.

Ish-ylli i NBA Ligës, Nikolla Mirotic ishte më i miri tek Barça sonte me 24 pikë, përderisa pikë dyshifrore arritën edhe Malcolm Delaney me 11 pikë dhe Brandon Davies me 10 pikë.

Tek Efesi u dalluan, Alec Peters me 16 pikë e Vasilije Micic me 13 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.