KOSOVA ME 5 PËRFAQËSUESE TË REJA NË FIBA KAMPIONATE EVROPIANE
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që në vitin 2020 në FIBA Kampionate Evropiane të garojë me pesë Përfaqësuese të Reja.
Në konkurrencën e femrave, Kosova do të paraqitet me gjeneratat U16 dhe U20 në Divizione B, si dhe në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të paraqitet me gjeneratat U18 dhe U20 në Divizione B, si dhe me U16 në Divizion C.
Bordi i FBK-së ka vendosur që në konkurrencën e femrave të garojë me vetëm dy përfaqësuese, dhe atë pikërisht me U16 dhe U20, pasi që së shpejti do të fillojë programin në ndërtimin e Përfaqësueses A të Femrave me të cilën do të nisë të marrë pjesë në vitin 2022 në FIBA Women’s European Championship For Small Countries (Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla).
Duhet theksuar se FBK ditë më parë ka aplikuar në FIBA për të marrë pjesë në parakualifikimet për FIBA Basketball World Cup 2023, të cilat gara do të fillojnë në shkurt të vitit 2020.
Shumë shpejt pritet të kuptohet nga FIBA, data e shortit si për Përfaqësueset e Reja të Kosovës ashtu edhe për Përfaqësuesen A, ku edhe do të dihen kundërshtarët e Kosovës në të gjitha kategoritë dhe në të dyja konkurrencat.
FBK së shpejti pritet ti emërojë përzgjedhësit e ri të të gjitha Përfaqësueseve të Kosovës.
Komentet janë të mbyllura.