Basketboll

EKSKLUZIVE: NEVEN PLANTAK SHKARKOHET NGA POSTI I KRYETRAJNERIT TE RAHOVECI

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i deritanishëm i KB Rahovecit, Neven Plantak është shkarkuar nga detyra që e kishte deri më tani tek klubi “vreshtarë”.

AsistiOnline.com ka marrë vesh ekskluzivisht, nga burime pranë klubit “vreshtarë” se bordi i klubit të Rahovecit ka vendosur ta shkarkojë nga detyra, trajnerin e deritanishëm të skuadrës, Neven Plantak shkaku i mos arritjes së pritshmërive.

Burimet në fjalë i kanë thënë AsistitOnline, se vendimi për shkarkimin e Plantakut, vjen pas 2 mbledhjeve të bordit të klubit, ku është vlerësuar si e papranueshme humbja nga Peja me atë rezultat, por e papranueshme edhe humbja nga Feronikeli dhe këto ishin arsyejet që e shtynë bordin e klubit ti marrë këto vendime.

AsistiOnline.com poashtu ka mësuar se vendimi për shkarkimin e Plantakut, pritet të zyrtarizohet sonte dhe në vijim pritet të zyrtarizohet marrëveshja me një trajner të ri.

Komentet janë të mbyllura.