Basketboll

CLIPPERS PA TELASHE NDAJ CHARLOTTES

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Clippers në mesnatën e mbrëmshme kanë shënuar fitoren e tretë në stinorin e ri të NBA.

Clippers kanë mposhtur Charlotte Hornetsat  bindshëm 111-96.

Kawhi Leonard me 30 pikë dhe Lue Williams me 23 pikë, ishin më të dalluarit në këtë fitore të Clippers.

Tek Hornets s’mjaftuan për fitore, Terry Rozier me 17 pikë e Malik Monk me 15 sosh.

Me këtë triumf, Clippers mbrëmë arritën fitoren e tretë në stinorin e ri, karshi një disfate. Ndërsa, Hornets mbeten me vetëm një fitore deri tash, krahas tre disfatave tjera.

https://m.youtube.com/watch?v=TYJ5HuyY7SQ

 

Komentet janë të mbyllura.