Basketboll

ZYRTARE: ILIR SELMANI JEP DORËHEQJE NGA TREPÇA, KLUBI NGA TASH UDHËHEQET…

Prishtinë(AsistiOnline) –Njëra nga skuadrat më me renome në vendin tonë, KB Trepça ka mbetur pa trajner.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Trepça ka njoftuar se trajneri i deritanishëm i skuadrës, Ilir Selmani ka dhënë dorëheqje.

Pas dorëheqjes së Selmanit, ekipin e Trepçës nga tash do ta drejtojë ish-basketbollisti, Gazmend Asllani.

Të kujtojmë se sivjet, Trepça ka arritur vetëm një fitore krahas 5 humbjeve dhe si duket kjo e ka shtyrë Selmanin, të dorëhiqet nga drejtimi i skuadrës.

Komentet janë të mbyllura.