Basketboll

EKSKLUZIVE: DRILON HAJRIZI RIKTHEHET NË AKSION TE PEJA PËR KËTË KOHË…

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti mitrovicas i KB Peja, Drilon Hajrizi ka nisur stërvitjet me skuadrën, pas një lëndimi që pati deri tani.

Në një prononcim ekskluziv, për AsistiOnline.com, Hajrizi ka treguar për kohën e saktë të rikthimit të tij në parket.

“Unë tashmë kam filluar stërvitjet me ekipin dhe brenda 10 ditësh do të jem i gatshëm për lojë”, tha Hajrizi për AsistiOnline.com

Të kujtojmë se Driloni u rikthye tek Peja sivjet, por ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me ekipin, shkaku i një lëndimi që e kishte pësuar para nisjes së kampionatit.

Komentet janë të mbyllura.