Basketboll

MBYLLET XHIRO E TETË E SUPERLIGËS, KRYESUESI I TABELËS NDËRRON PËRSËRI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe xhiro e tetë në Superligën e Kosovës sonë me ndeshje shumë interesante që e përshkuan edhe këtë javë.

Kjo xhiro përpos ndeshjeve interesante dha edhe rezultate të papritura dhe befasuese.

Të shtunën u luajt vetëm një ndeshje:

Bashkimi i Prizrenit arriti një fitore të madhe para publikut të tij në Prizren, duke mundur, rivalen e vjetër, Sigal Prishtinën me rezultat 95:89.

Ndërsa të dielën u zhvilluan tri takime:

Në “13 Qershori” në Therandë, Peja ka fituar në sekondën e fundit ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim me rezultat 82:83

Feronikeli ka shkrirë epërsinë e Trepçës, duke triumfuar në fund me rezultat 95:97, duke arritur fitoren e tretë në debutim në Superligë.

Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, Rahoveci ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 90:75, duke marrë kryesimin në renditje pas xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas xhiros së tetë, renditjes tabelare tash i prinë, Rahoveci me 13 pikë, duke u pasuar nga Prishtina, Bashkimi e Prizreni me nga 12 pikë, pastaj radhiten, Ylli e Peja me nga 11 pikë. Feronikeli gjendet në pozitë e 7-të me 10 pikë dhe Trepça me 8 pikë e i fundit, Lipjani me 7 sosh.

Komentet janë të mbyllura.