NGA SIVJET DERI MË 2025, NBA DO TË SHIKOHET EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION
"Platforma më atraktive dhe më ekskluzive në Kosovë, thesarit të TOP programeve i ka shtuar edhe ajkën e basketbollit botëror: NBA-në. Nga sivjet, për 6 vjet rresht, mrekullitë dhe atraksionet e yjeve të kësaj galaksie basketbollisitke, adhuruesit dhe meraklit e basketbollit në vendin tonë do t'i përcjellin vetëm në një adresë: ARTMOTION" deklaroi Drejtori i Platformës Televizive , Alaudin Hamiti
"Nëse deri tash në Kosovë ka pasur dyshime dhe hamendje atëherë, me sigurimin e drejtave ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të NBA nga 2019 deri më 2025, i kemi hequr të gjitha dyshimet se adresa e vërtet e basketbollit në vendin tonë është ARTMOTION. Jo pa arsye kemi thënë në fillim të punës së Artmotion dhe Art Sportit se ngadal por sigurt do të bëhemi Platforma no.1 në Kosovë qoftë me përmbajtje programore, kualitet të shërbimeve dhe çmime për secilin xhep të qytetarëve të Kosovës. Atë që e premton, ARTMOTION e realizon” ka shtuar Drejtori i Sportit në Artmotion, Agon Fehmiu i cili shtoi se, përveç transmetimeve të ndeshjeve në kanalet Art Sport1,2,3 të Artmotion, adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi që gjatë javës të shikojnë së paku edhe një ndeshje në Klan Kosova, ndërsa platformës tuaj dhe tonë ARTMOTION po io shtohet edhe një super-kanali sportiv: NBA TV.