Basketboll

L.A LAKERS SHTON NË EKIP EDHE COUSINS E RONDON

Prishtinë (AsistiOnline) – Vera e nxehtë e transfereve në NBA po vazhdon të jetë aktive.

Së fundmi, LA Lakers ka bërë dy goditje të njëpasnjëshme duke shtuar në skuadër dy lojtarë shumë të vyer.

Fundori, Rajon Rondo dhe qendra DeMarcus Cousins janë lojtarët më të rinjë të ekipit nga Los Angeles. Të cilët pritet t’ju ndihmojnë LeBronit me shokë në rrugën për rikthimin e titullit në Lakers.

Në fillim të afatit të transfereve, Lakers kishin transferuar në ekip edhe super-yllin Anthony Davis nga Pelicans, përderisa dështuan në tentativat e tyre për Kawhi Leonard.

Komentet janë të mbyllura.