Basketboll

EKSKLUZIVE: “AVULLOHEN” BILETAT E DERBIT RAHOVECI – GOLDEN EAGLE YLLI  

Sonte zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros 24 të Superligës së basketbollit kosovar, Rahoveci – Golden Eagle Ylli.

Njëherit, kjo ndeshje është edhe luftë direkte për Rahovecin dhe Golden Eagle Yllin për pozitën e dytë në renditjen tabelare, vend ky që dërgon direkt në gjysmëfinale të play off-it për kampiontin e sivjem.

Sipas informacioneve që posedon ASISTI nga vendi i ngjarjet më të madhe të kësaj jave në sportin kosovar, biletat për ta përcjellur duelin nga ulëset e Palestrës “Mizahir Isma” janë shitur të gjitha, më saktësisht 2000 sa ishin prerë për këtë ndeshje.

Kujtojmë që ndeshjen Rahoveci – Golden Eagle Ylli do të keni mundësi ta përcillni direkt në Art Sport 1, në platformën e ekskluziviteteve në vendin tonë Art Motion, duke filluar nga ora 19:00./ASISTI.

Komentet janë të mbyllura.